E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti në Athinë me ftesë të Mitsotakis / Greqia pranon De Facto pavarësinë e Kosovës
Bota

Kurti në Athinë me ftesë të Mitsotakis / Greqia pranon De Facto pavarësinë e Kosovës

Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ballkanike së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në kuadër të takimit informal të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar mbi të ardhmen evropiane të rajonit.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Greqia bën pjesë në vendet që nuk ka njohur ende formalisht pavarësinë e Kosovës dhe duket se ftesa dhe prania e Kurtit në këtë takim tregon njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës nga shteti grek.

Vlen për t’u theksuar fakti që prezent në këtë takim është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që flamuri i Kosovës valëvitet para tij në kryeqytetin grek

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.