Kurti viziton të plagosurit në Kroaci: Ditë e rëndë për ne
Në një deklaratë për mediat, ai thotë se një pjesë e mirë e pasagjerëve kanë qenë në gjumë gjatë momentit të aksidentit.
Kreu i qeverisë së Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave si dhe ka mbështetur familjet e të plagosurve.
“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.
“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.
Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.
Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



