E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush  është drejtoresha e ASHK që zëvëndësoi Bicin
Lajme

Kush është drejtoresha e ASHK që zëvëndësoi Bicin

Dallëndyshe Bici është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas largimit të Ervin Hoxhës, i cili mori postin e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës dhe në vendin e saj është emëruar Lorena Goxhabelli.

f0d2c6f3-d8bb-4a86-8c8a-78db115ed0a3

Kushë është Lorena Goxhabelli

Lorena Goxhabelli ka qenë Këshilltare e jashtme ligjor për pronësinë në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes që prej qershorit 2022.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011.

Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022. Gjatë viteve

2009-2013, ishte pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, e cila zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE-së.

Ajo ka qenë pjesë e Administratës Publike në vitet 2007-2009, në Drejtorinë Juridike dhe në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ajo ka përvojë akademike, fillimisht si asistente pedagoge dhe më pas si pedagoge e të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe të Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Aktualisht ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Divizionit Ligjor në Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve që nga viti 2006.

Fusha e angazhimit : Këshilla ligjore për Ministrin e Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronat shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lorena-Goxhobelli

Lorena Goxhabelli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.