Kush e merr drejtimin e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Berishës
Ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar me vendim të GJKKO-së.
Ai u arrestua në kuadër të hetimeve që SPAK prej kohësh kishte nisur ndaj kryebashkiakut, familjarëve dhe bashkëpunëtorët e tij.
Por tani që Veliaj ndodhet prapa hekurave, një prej nënkryetarëve të Bashkisë mund të marrë drejtimin e institucionit.
Tre janë nënkryetarët që mund të marrin detyrën, Anuela Ristani, Andi Seferi ose Keti Luarasi.
Pas arrestimit të Veliajt një prej tyre merr detyrën e kryetarit të Bashkisë për të firmosur si titullar deri në përfundim të hetimeve dhe dhënien e vendimit të gjykatës për Erion Veliajn.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



