Kush e nxori në pritë shefin e Antidrogës në Ulqin?
Para pak ditësh u njoftua se autoritetet malazeze kanë gjetur trupin e pajetë të shefit të Antidrogës, Rudolf Elezoviç. Autopsia tregoi se ai ishte vrarë me një plumb në kokë, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë armë dhe kjo shton edhe më shumë dyshimet mbi vdekjen e tij. Familjarët e Elezovic kanë treguar se ai e kishte lënë armën e shërbimit në shtëpi dhe kishte dalë të takonte një person të panjohur për familjarët, të cilëve u ka thënë se do të shkonte në Shkodër e do të kthehej shpejt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



