Kush e spiunoi dhe si u kap biznesmeni me pistoletë
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e biznesmenit Isuf Isufi mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Perash”.
Policia thekson se 49-vjeçari u arrestua bazuar te informacionet në rrugë operative, se po lëvizte me armë zjarri.Pasi e lokalizuan, shërbimet e policisë të forcës së posaçme “Shqiponja” ndërhynë duke e ndaluar dhe gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës me euro. Biznesmeni, banues në lagjen “Ajasëm”, është prangosur dhe tashmë do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ja njoftimi:
Shkodër
Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete.
Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari.
Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.
Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



