E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush e vrau Gilmando Danin? Elton Qyno zbërthen detajet e forta
Flash

Kush e vrau Gilmando Danin? Elton Qyno zbërthen detajet e forta

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje tronditëse mbi atentatin ndaj Gilmando Danit. Sipas tij, vrasja e tij është kryer nga një skuadër e specializuar, e cila ka qenë e përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda, si ajo e ekzekutimit të Brilant Martinajt. Qyno shpjegon se kjo skuadër është krijuar nga një aleancë mes dy grupeve kriminale të mëdha në vend, njëra prej të cilave vepron nga Nikla.

“Një prej vendeve më të ndjekura ka qenë mbikalimi i Kasharit, ku gjithmonë ka pasur patrulla policie për shkak të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur më parë, përfshirë vjedhjen e autoblindave të bankave të nivelit të dytë që transportonin para drejt Rinasit. Përveç patrullave të zakonshme, aty është vendosur edhe një patrullë mbështetëse e FNSH-së, e cila ka përvojën dhe armatimin e nevojshëm për të përballuar sulme të tilla”, tha Qyno.

Megjithatë, sipas tij, situata e atentatit ndaj Danit ishte e tillë që reagimi policor nuk do të kishte mundur ta ndalonte atë. “Skuadra kriminale, me armët dhe përgatitjen që kishte, ishte e dërguar posaçërisht për të ekzekutuar Gilmando Danin dhe nuk do të tërhiqej pa përmbushur porosinë e marrë nga komisioni kriminal që drejton sot këtë grup. Sipas analizave dhe pamjeve filmike, nuk besohet se ndonjë reagim do të kishte pasur ndikim mbi ata”, shtoi Qyno.

Gazetari shpjegon se kjo skuadër ka vepruar që nga viti 2018, kur kryen ngjarjen e parë në Vlorë, dhe më pas ka vazhduar aktivitetin e saj edhe në qytete të tjera. Ai thekson se shumica e kryesve të kësaj skuadre janë në kërkim, megjithëse kanë masa sigurimi arresti nga gjykata. “Çuditërisht, askush nuk i ka kapur edhe pse disa prej tyre kanë nga një ose dy urdhra arresti. Kjo skuadër funksionon në koordinim të ngushtë me grupin tjetër të Niklës, duke krijuar një ‘binjakëzim vrasësish me pagesë’, ku të dy palët shkëmbejnë ekzekutorët e tyre”, tha Qyno.

Ai gjithashtu lidh atentatin ndaj Brilant Martinajt me të njëjtën dorë kriminale. “Jam 100% i bindur se është e njëjta dorë, sepse dinamika e ngjarjes dhe veprimet që kryhen tregojnë se ka vepruar një person i vetëm. Në rastin e Brilantit, gjithçka tregon një stil të njohur, një dorë të koordinuar”, përfundoi gazetari në emisionin “Ma shqip me Flamur Vezajn”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.