E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 35-vjeçari i shpëtuar, që u mor  peng për 70 mijë € nga ‘ushtari’ i Vis Martinajt
Lajme

Kush është 35-vjeçari i shpëtuar, që u mor peng për 70 mijë € nga ‘ushtari’ i Vis Martinajt

Ervis Xhixha është 35-vjeçari që u mor peng nga 7 persona, mes tyre Tori alias Hektor Xheçuka, emër i njohur i botës së krimit dhe besnik i Ervis Martinajt.

‘Ushtari’ i Vis Martinajt e mori peng për 70 mijë €, kush është 35-vjeçari i shpëtuar

Tori Xheçuka dhe Ervis Xhixha

Xheçuka, Fredi Keta, Aleksandër Osmani, Artan Pirraci, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri, dhe Adem Metkola, kanë rrëmbyer 35-vjeçarin Xhixha, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 70 mijë euro.

Shkaku i kësaj ngjarje ende nuk dihet, por ashtu si Xheçuka edhe Ervis Xhixha është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi është arrestuar në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr një shtetas pas një konflikti çasti.

Tori alias Hektor Xheçuka, i përfshirë në disa vrasje me pagesë pas rrëmbimit të 35-vjeçarit dyshohet se është arratisur në Dubai.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa e sigurise, arrest me burg për 4 prej tyre, Tori (Hektor) Xhecuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç. Ndërkohë, për tre të tjerë është caktuar masa arrest në shtëpi, konkretisht për Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.