E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 38-vjeçari që vdiq në rrethana të panjohura në Itali
Publik News

Kush është 38-vjeçari që vdiq në rrethana të panjohura në Itali

Alarmi u dha dje në mbrëmje pak pas orës 19:30. kur trupi i pajetë u gjet pranë portës së një ndërtese i mbuluar nga një pellg gjaku.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shqiptari është përplasur nga një automjet dhe më pas është lënë në rrugë.

Një tjetër hipotezë që qarkullon është ajo se 38-vjeçari mund të ketë rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte, me apo pa dashje. Sidoqoftë sipas hetuesve, kjo hipotezë është më pak e besueshme.

Mësohet se të afërmit e vetëm që viktima kishte në Itali ishin motra dhe një kushëri, me të cilin punonte në ndërtim.

I ndjeri kishte planifikuar këtë mëngjes të kthehej në Shqipëri për të kaluar pushimet verore pranë familjes.

Deri më tani asnjë prej miqve dhe të afërmve të tij nuk ka dhënë një indicie që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Policia pritet të këqyrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.