E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 45-vjeçari që u vra në Peqin dhe autori i dyshuar
Publik News

Kush është 45-vjeçari që u vra në Peqin dhe autori i dyshuar

Ylber Xhahysa mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu. Mësohet se i ndjeri ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin. Mëngjesin e kësaj të marte 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj.

Raportohet se mes tyre ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Për pasojë Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe ndonëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i plotë 

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.