Kush është 51-vjeçari dibran me dy emra që u plagos sot
Ditën e sotme në Dibër është plagosur në këmbë 51-vjeçari Faik Zeqja. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital, për trajtim mjekësor.
Mirëpo Zeqja nuk një emër i panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Tre vite më parë Faik Zeqja u bë i njohur në media pasi u filmua duke korruptuar një prokuror.
Fiks Fare e ndoqi rastin dhe u konstatua se Zeqja arriti të nxirrte nga komisariati kamionin e bllokuar me dru falë një rryshfeti prej 200 mijë lekësh që ia dha prokurorit Tom Deda.
Faik Zeqja nga fshati Majtare i Dibrës është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij me targë AA 296 BC.
Zeqja i cili përveç emrit Faik mban dhe emrin Fatjon, takon prokurorin Tom Deda, të cilit i jep 200 mijë lekë dhe më pas paraqitet në komisariat ku kamioni me dru shkarkohet dhe merr vetëm mjetin ndërsa lënda drusore mbahet në cilësinë e provës materiale.
Kamioni i lirua me motivin se kishte dokumentacion të rregullt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



