Kush është 52-vjeçari i shpallur në kërkim për dy vrasje
Mësohet se ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.
Mësohet se 52-vjeçari është plagosur nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij, pasi ishte person i shpallur në kërkim.
Mësohet se ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.
52-vjeçar u plagos mëngjesin e sotëm, ndërkohë pasi u dërgua në Spitalin e Shkodrës, ai u transportuar për mjekim me të specializuar në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, gjendja e tij është e rënduar.
Po kush është Ardian Narkaj?
52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.
Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



