E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 54-vjeçari i arrestuar në Durrës
Lajme

Kush është 54-vjeçari i arrestuar në Durrës

Një 54-vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane me mbi 5 vite burg, përfundoi në prangat e policisë së Durrësit. Operacioni i koduar “Perugia” përfundoi me arrestimin e shtetasit, Arian Malo.

Njoftimi:

Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albania në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

I dënuar me burgim, nga autoritetet gjyqësore në Itali, për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 54-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap në kuadër të operacionit “Perugia”, dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Arian Malo, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.