E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUSH është autori i vrasjes së biznesmenit pas arrestimit nga policia
Publik News

KUSH është autori i vrasjes së biznesmenit pas arrestimit nga policia

FotoMontazh: Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes se Niko Goros

Nuk duket I shqetësuar në momentin e arrestimit nga policia. Në kokë mban një kapele e mbi të ka vendosur edhe syzet e diellit. Shfaqet me një pamje moskokëcarse.

Ky është autori i vrasjes së biznesmenit dhe ndërtuesit Niko Goro, Kliti Leka në momentin e arrestimit nga policia. Gjatë momentit të arrestimit atij iu gjet një armë kallashnikov dhe një pistoletë.

“Niko Goro po ndërton në tokën time, më gënjeu. Ia dhash tokën, por më kishte lëkë borxh”, ka thënë 53 vjeçari kur është shoqëruar në Komisariat.

Autori në rrefimin e vrasjes së Niko Goros në polici ka deklaruar se biznesmeni po ndërtonte në tokën e tij dhe nuk I kishte dhënë paratë që I kishte borxh. Shuma për të cilën bëhet fjalë është 70 mijë euro.

Himarë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.