E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ‘bosi’ i arrestuar në Shkodër për 8 mijë rrënjë kanabis (EMRI-FOTO)
Flash

Kush është ‘bosi’ i arrestuar në Shkodër për 8 mijë rrënjë kanabis (EMRI-FOTO)

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 000 fidanë kanbis, me qëllim kultivimin e tyre në tokë, ndërsa ka arrestuar dhe autorin.

Në pranga ka rënë Nesti Delaj alias Errnest Veshtaj, ndërsa në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta që i mbante pa leje.

Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht, për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, respektivisht Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit.

Nesti Delaj

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vazhdën e megaoperacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara muajt e fundit, në të gjithë vendin, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe falë inteligjencës informative, se në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, qendër, në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh, mund të kultivoheshin bimë narkotike në sera, kanë organizuar dhe zhvilluar megaoperacionin policor antikanabis të koduar “Krateri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.