E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është djali misterioz? Egli Tako në një romancë të re
Showbiz

Kush është djali misterioz? Egli Tako në një romancë të re

Jeta private e Egli Takos vijon të ngjallë interes të madh. Pas përfundimit të raportit të saj të shumëpërfolur me Gjestin, këngëtarja është parë së fundmi në shoqërinë e një mashkulli misterioz, duke nxitur spekulime për një lidhje të re.

Në disa postime të shpërndara në rrjetet sociale, Egli është parë e shoqëruar nga ky person, megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të qëndrojë diskrete, duke mos ndarë asnjë detaj në lidhje me jetën e saj sentimentale. Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi disa foto me buqeta lulesh që i kishin mbërritur në vendin e punës, duke i atribuar ato “fansave”. Megjithatë, shumë prej ndjekësve aluduan se ndonjëra prej tyre mund të ishte edhe nga një partner i ri.

E ftuar në “The Dalina Show”, Egli foli për herë të parë hapur për raportin me Gjestin, duke theksuar se lidhja e tyre nuk ka qenë asnjëherë romantike, por një shoqëri e krijuar brenda rrethanave të veçanta të një reality show. Ajo u shpreh:

“Nuk ka qenë dashuri. Ka qenë një afeksion i momentit, në një hapësirë ku gjithçka ndjehet më e fortë. Sot, e kujtoj thjesht si një mik të asaj kohe.”

Egli shtoi se aktualisht është e përqendruar tek vetja dhe karriera, duke lënë pas çdo “deluzion emocional”.

Por, duke parë lëvizjet e fundit në rrjete sociale dhe praninë e një figure të re pranë saj, fansat nuk janë të bindur që Egli është ende beqare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.