E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është emigranti shqiptar nga Londra që kandidon për deputet në listat e PS
Lajme

Kush është emigranti shqiptar nga Londra që kandidon për deputet në listat e PS

Lavdrim Krashi është shqiptari nga Dibra, emigrant prej vitesh në Britaninë e Madhe i cili ka pranuar ftesën për të qenë kandidat për deputet në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

 

 

Rama tha se sot Krashi punon “shërbetor publik i qytetarave të Londrës në Bashkinë e Londrës” për çështjen e strehimit.

“Emigrant nga Londra, që është bashkë me mua dhe do jetë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë e shumë vitesh, jetuar e përpjekur si gjithë të tjerët duke e nisur nga hici, sot shërbetor publik i qytetarave të Londrës në Bashkinë e Londrës, një njeri i respektuar në komunitetin shqiptar aty, me dibranët posacërisht se e keni parasysh janë një herë dibranët pastaj vijnë të tjerët, si kontributor në lehtësimin e gjithë proceseve që kanë shqiptarët kur hasen me botën e lirë.

E di që nuk është e lehtë, unë kam qenë aty ku je ti, jo kaq gjatë, shumë më pak vite dhe s’ishte në planet e mia që të kthehesha kur u ktheva por jeta është ajo që na ndodh kur jem i duke bërë plane të tjera. Këtë herë fitoi Shqipëria mbi Anglinë, uroj të jetë një ogur i mirë dhe uroj të hapim një tjetër kapitull të punës me emigracionin”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kandidati për deputet, tha se ka qenë skeptik ndaj kryeministri Rama lidhur me ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ndërsa theksoi se e sheh “si mundësi të madhe që një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të kthehen e të japin kontributrin e tyre, përshembull në agroturizëm”.

“Jam i bindur se e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur përtej retorikave këtu kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha, marramendëse unë vij prej një qarku që i ka pasur më me kursim këto ndryshime e unë do vlerësoja që mundësia që i jepet Dibrës për zhvilluar potencialet .

Dua të jem i sinqertë me kryeministrin Rama, unë e kam parë me skepticizëm kryeministrin kur thoshte që do ndërtojmë Rrugën e Arbrit, tani që shihet që pjesa më e madhe është ndërtuar s’do ketë kënaqësi më të madhe se sa Dibra të jetë një aneks, zonë krahinë të jetë e aksesusme në vetëm 1 orë e gjysmë nga Tirana.

Dibranët janë shumë skrutinues, janë dyshues, fakti që rruga e Arbrit dita ditës po merr formë e shpresoj brenda vitit të marër formë, të shkojmë pa dhimbje veshkash.

Proceset e emigrimit dhe migrimit s’është fenomen vetëm shqiptar, në Britani ka pasur lëvizje të jashtëzakonshme migrimi, në vitet 70-80, nga veriu i Anglisë me mbylljen e minierave në drejtim të Londrës, kjo solli probleme me strehimin por edhe oportunitete.

Nëse krijohet klima e besimit, shqiptarët kursimet e djerssën e tyre të vijnë ta investojnë në Shqipëri duke qenë se e kanë shpirtin e sipërmarrjes më të zhvilluar.

E shikoj si mundësi të madhe që një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të kthehen e të japin kontributin e tyre në këtë formë, psh në agroturizëm se i gjithë pellgu i Drinit të Zi ka fuqi të jashtëzakonshme në zhvillimin e agroturizimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.