Kush është i forti i Shkodrës që u arrestua dje
Ditën e djeshme u arrestua në qytetin e Shkodrës Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.
44-vjeçari është emër i njohur për forcat blu.
Rikujtojmë se 4 vite më parë, gjatë kohës që rezultonte në kërkim si i dyshuar për trafikim narkotikësh, Planaj u gjet i fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.
Ai arriti të shpëtojë nga prangat gjatë natës mes datës 1 dhe 2 tetor të vitit 2014, duke fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.

Në momentin që policia organizoi një postbllok në zonën e Kamzës, nuk e ndaloi dot pasi makina e deputetit Marku, i kishte dyert të bllokuara nga brenda.
Më tej ka hapur dritaren deputeti Frroku, duke i thënë se “Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time”.
Pas debatit të policisë për kontroll dhe kundërshtisë së Frrokut, më në fund uniformat blu e kanë lënë të lirë mjetin të lëvizë.
44-vjeçari njihet si biznesmen i fuqishëm lidhur me ndërtimet në veri, si dhe ka në pronësi një gurore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



