E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është i riu që kishte fshehur mbi 35 mije paund në kroskot
Publik News

Kush është i riu që kishte fshehur mbi 35 mije paund në kroskot

Një i ri është ndaluar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit nga Policia pasi kishte fshehur një sasi prej 35 mijë paundësh britanik në kroskotin e makinës më të cilën udhëtonte.

Mësohet se personi i ndaluar është shtetasi me inicialet A.Ç, kadidatë i Partisë Social Demokrate për anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe shtetasi tjetër që ishte bashkë me të në makinë, Algert Lloçi. Gazetari Aldo Kozarja ka thënë se ka qenë fillimisht patrulla e policisë rrugore që iu ka bërë shenjë të rinjve të ndalojnë dhe menjëherë pas tyre kanë ardhur 11 mjete të tjera që kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit.

Duke patur parasysh numrin e lartë të mjeteve që janë përfshirë në operacion, dyshohet se ai ka qenë i planifikuar në bazë të informacioneve në rrugë operative. Mjeti është ndaluar në hyrje të atuostradës Elbasan-Tiranë, me drejtim kryeqytetin, raporton newsbomb.al.

Paraprakisht bëhet me dije se mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A.Ç, i cili është shoqëruar në Komisariat bashkë me personin tjetër. Mjeti luksoz me targa AA 666 YL është bllokuar dhe pritet që Policia e Elbasanit të dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.