Kush është i riu që vrau për ‘dritat e gjata’ efektivin e FNSH-së
Udhëtimi i tij gjithashtu shoqërohej me megafon si ato të Policisë, duke bërë thirrje që makinat e tjera t’i hapnin rrugën.
Në një tjetër video të publikuar në profilin personal të Brilantit, shikohet një bisedë me një polic rrugor, të cilin 18-vjeçari e pyet nëse e njeh se kush është, pa iu dridhur qerpiku, edhe pse në automjet mbante armë apo shpejtësia me të cilën udhëtonte ishte e lartë.
Polici tërhiqet nga ndalimi, shkëmben disa batuta me të riun dhe më tej e lë të vijojë i qetë udhëtimin. Sakaq, Brilant Martinaj mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për faktin se natën e krimit, në 5 dhjetor 2020, ai rezulton të ketë lëvizur me makinë pikërisht në aksin rrugor ku u vra Xhulio Prela.
Disa ditë pas ngjarjes, Brilant Martinaj është larguar në drejtim të Turqisë. Policia njoftoi se Prela dhe 2 autorët e dyshuar, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks, teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.
26- vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



