E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është i shumëkërkuari në Itali që u kap në Lezhë (EMRI)
Lajme

Kush është i shumëkërkuari në Itali që u kap në Lezhë (EMRI)

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë në pranga është vënë  Bledar Delia( Dushkaj), i cili nga autoritetet italiane është dënuar me 7 vite burg për “Organizate kriminale” dhe ” Trafikim i  lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Sergate”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale” dhe ” Trafikim i  lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Komisariati ti Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledar Delia( Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre,  Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.