E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është kancelari i dënuar,ndryshoi edhe mbiemrin?
Publik News

Kush është kancelari i dënuar,ndryshoi edhe mbiemrin?

Artan Dragani, i cili aktualisht mban postin e kancelarit të gjykatës së shkallës së parë ne Shkoder, rezluton te jete denuar për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal, pasi ka aksidentuar per vdekje nje grua.

Por nga hetimet e kryera nga Ministria e Drejtesise, ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e Artan Draganit, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.

Nga ana tjetër mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani ndërsa tani ka një ndryshim tek mbiemri në Artan Dragoni.

Sakaq, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar që me 21 dhjetor kryetarit të gjykatës së rrethit gjyqësor në Shkodër Arben Zefi lidhur me mosdërgimin e vendimit të shkurtuar penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani. Sot Gjonaj kërkoi hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, lidhur me kete ceshtje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.