E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është kandidati që mund të nxjerrë Rama për Himarën
Lajme

Kush është kandidati që mund të nxjerrë Rama për Himarën

Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar një nga emrat e mundshëm që mund të kandidojnë për bashkinë Himarë nën siglën e PS-së.

“Kathimerini” raporton se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë ditëve të fundit të 2023-it ka zhvilluar një bisedë me ish-deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, ku i ka kërkuar këtij të fundit që të drejtojë Bashkinë e Himarës për një periudhë 6 mujore.

Sipasa medias së shtetit fqinj, Rama i ka telefonuar dy here Tavos dhe ata janë takuar pak ditë para fundit të vitit në një kafene në Tiranë.

Media helene raporton se kreu i qeverisë ka parë Tavon si zgjidhje për të zbutur marrëdhëniet me Athinën zyrtare pas përplasjeve që paten për “çështjen” Beleri.

“Kathimerini” shkruan se Rama i ka kërkuar Tavos që të drejtojë Bashkinë e Himarës për një periudhë 6 mujore, derisa Gjykata të japë vendimin për Belerin, nëse ai shpallet i pafajshëm do të jetë ai që do të marrë drejtimin e bashkisë pas betimit, nëse dënohet atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Po sipas “Kathimerinit”, Vangjel Tavo është treguar i gatshëm që të drejtojë Bashkinë e Himarës, por me kushtin e vetëm që të dakordësohet edhe nga pala greke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.