Kush është këngëtari i njohur shqiptar që u kap me kokainë në Itali?
Ditën e sotme u raportua për një operacion të madh antidroge, i cili u zhvillua në zonën e Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili, ku disa shqiptarë dhe italianë ranë në prangat e policisë.
Ata akuzohen për trafik drogërash të rënda dhe më specifikisht të kokainës.
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se organizata ishte e strukturuar në mënyrë piramidale dhe lidhje të forta me dhunën, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht Dëfrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishisi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences.
Nëse asnjëri prej këtyre emrave nuk ju thotë asnjë gjë, ju bëjmë me dije se Dëfrim Dervishi, është këngëtari shqiptar i njohur me emrin e artit si Defri. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian, ku edhe ushtronte aktivitetin.
Defri ka realizuar disa bashkëpunime me Silva Gunbardhin e bashkëshortin e saj, këngë të cilat i dhanë edhe famën në vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



