Kush është “kuksiani”‘Ismail Zeneli, i ekstraduari nga Spanja
Autoritetet kanë finalizuar ekstradimin nga Spanja drejt Shqipërisë të shtetasit Ismail Zeneli i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Isamil Zeneli është personi, i cili njihej me nofkën “Kuksiani” dhe që tentoi të vriste dy vëllezërit Nela në Britaninë e Madhe.
Ismail Zeneli kishte porositur vrasjen e dy vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe për hakmarrje.
Vrasjen e kishte marrë përsipër ta kryente Bujar Gërmizi, i cili më pas e ka ndryshuar mbiemrin në Ajazi.
Për të marrë informacione mbi vendndodhjen e vëllezërve, Zeneli ishte ndihmuar nga Dedan Gjoni, shefi i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr.6, në Tiranë, i cili u arrestua kohë më parë nga operacioni i SPAK-ut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



