E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Leonard Luzi që u ekstradua nga Spanja
Lajme

Kush është Leonard Luzi që u ekstradua nga Spanja

Atentati i dështuar ndaj Inez Hajrullës në 2023; kush

Leonard Luzi

47-vjeçari Leonard Luzi alias Leonard Sejno është ekstraduar nga Spanja pasi akuzohet se kishte organizuar në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës.

GJKKO i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi ekzekutori Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Pas arrestimit ai zbërtheu planin për për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ergys Matodashajt. Pas rrëfimeve të bëra përpara hetuesve, Amarildo Nikolli mori statusin e të penduarit të drejtësisë dhe tashmë dosja penale ndaj tij po trajtohet nga SPAK.

Po me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për dy atentatet e dështuara, në pranga është vënë Muharem Koroveshi. Sipas SPAK, vrasja e Hajrullas dhe Matodashajt ishte planifikuar nga Leonard Luzi në shenjë hakmarrje.

 Leonard Luzi u arrestua në Madrid në Korrik 2024 me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Akuzat

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje. 6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.

Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u ekstradua sot. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013.

Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.