Kush është pronari i “Orange” në Sarandë, akuzohej se i preu veshin një turisti?
Spiro Iljadhi është biznesmeni, të cilit sot në orët e para të mëngjesit i është bërë atentat. Ai ka marrë plumba në bark, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Bashkë me të ka mbetur edhe një turist i plagosur. Ndërkohë autorët ende nuk janë identifikuar.
Por kush është Spiro Iljadhi?
Ai është pronari i një nga clubeve më të mëdhenj në Sarandë, i cili reklamohet shumë edhe nga vipat shqiptarë. Pak vite më parë, emri i tij është lakuar, pas një denoncimi që u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku ai akuzohej se i preu veshin një turisti. Në atë kohë Iljadhi e mohoi kategorikisht atë denoncim dhe u shpreh se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, por nuk dihet nëse ka patur ndonjëherë hetime lidhur me këtë ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



