E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Remzi Azemi që dyshohet  për vrasjen e Ilir Hidrit?!
Lajme

Kush është Remzi Azemi që dyshohet për vrasjen e Ilir Hidrit?!

Remzi Azemi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ekuadoriane, u arrestua në Maqedoninë e Veriut. Ai dyshohet Ilir Hidrit, shqiptarit të ekzekutuar në 1 qershor të 2017-ës në Guayaquilit.

Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, sipas raportimeve, njihet si krahu i djathtë i Dritan Rexhepit.

Në vitin 2014, Azemi ishte arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Ballkan, së bashku me 11 të tjerë, përfshirë shqiptarë e ekuadorianë.

Banda e Azemit akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë. Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë. Megjithatë, Azemi kishte dalë nga burgu pas një muaji.

Nga fundi i vitit 2017, Azemit iu bë një atentat në qendër të Guayaquilit. Ai ishte në po atë automjet të blinduar dhe atentatorët, siç kishin raportuar mediat atje, e kishin shfrytëzuar momentin për të shtënë disa herë kur gruaja e Azemit e kishte ulur xhamin për ta pirë një cigare. Por ai nuk u vra. Mbeti veç i plagosur. Atentati lidhej qartazi me konfliktet për kokainën.

Kjo ngjarje e pasonte ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri, i cili ishte gjithashtu pjesë e bandave kriminale atje, vetëm disa muaj para atentatit ndaj Remzi Azemit. Ky i fundit kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte atje prej 8 vitesh.

Plagosja e Azemit kishte hedhur më shumë dritë mbi një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë, ekuadorianë e grekë.

Sipas dokumenteve të prokurorisë ekuadoriane, Azemi u arratis prej andej pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ndaj tij kishte nisur një hetim. Një telefon të tij e posedonin organet e ndjekjes atje dhe prokurori i cili merrej me çështjen, Cesar Pena, kishte treguar se kishin gjetur mesazhe të rëndësishme në të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.