E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush  është shqiptari ‘bosi’ i kokainës nga Amerika Latine
Publik News

Kush është shqiptari ‘bosi’ i kokainës nga Amerika Latine

Karabinierët në Torino kanë arrestuar sot në mëngjes nëntë të dyshuar të përfshirë në një organizatë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nëntë të dyshuarit konsiderohen të dyshuar për veprat penale ‘trafik droge’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.

Gjatë hetimeve të kryera në Itali dhe jashtë vendit, policia italiane ka sekuestruar mbi 4.5 ton marijuanë, 36 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 4 litra vaj hashashi, që në total arrijnë shifrën 8 milion euro. Po ashtu, janë ndaluar edhe 15 korrierë droge, raportojnë mediat italiane.

Dyshohet se grupi e trafikonte lëndën narkotike nga Amerika e Jugut, më pas në Ballkan dhe deri në tregun e Piemontes. Madje, në raste të caktuara trafiku bëhej edhe nëpërmjet rrugëve të Afrikës.

Mendohet se rol kyc në këtë organizatë kriminale ka një shqiptar 33 vjeç, i konsideruar si bosi i kokainës. Të gjithë të dyshuarit janë përgjuar nga policia në komunikimet që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.