Kush është shqiptari që mbyti gruan në sy të fëmijëve?
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali!
Lulzim Toci është 30-vjeçari shqiptar që në kulmin e një debati familjar mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur, 4 dhe 6-vjeç.
Ai u dërgua në Komisariat në pritje të hetimeve rreth ngjarjes së rëndë. Lulzimi ishte një punëtor bujqësie, ndërsa viktima Eleonora Toci, 24-vjeçe nuk punonte.
Raportohet se 30-vjeçari, punëtor në bujqësi, ishte në gjendje konfuze para banesës, kur karabinierët mësynë rreth orës 5:00 në apartament. Aty u gjet trupi i pajetë i amvisës 24-vjeçares Eleonora Toçi, si dhe dy fëmijët e çiftit.
Lulzim Toçi është shoqëruar nga policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje të rëndë me dashje.
Fëmijët ndërkohë janë marrë nën përkujdese nga shërbimet sociale lokale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



