E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është shqiptari që u kap me 25 kg kokainë në Itali
Flash

Kush është shqiptari që u kap me 25 kg kokainë në Itali

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një 37-vjeçar ditën e djeshme, pasi u kap duke transportuar plot 25 kilogramë kokainë me makinë në zonën e Perugias.

Sipas mediave italiane, mësohet se në pranga ka rënë shqiptari Antik Ferko, banues në zonë e Spellos, i cili dyshohet si i përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikimi të drogës në rajonin e Umbrias.

Në makinën e shqiptarit janë gjetur nga Guardia di Finanza edhe rreth 55 mijë euro para të gatshme, një armë zjarri e vjedhur dhe pajisje telefonike të koduara. Vlera totale e drogës së sekuestruar ishte 24.7 kg dhe është llogaritur me vlerë rreth 2.5 milionë euro. Ajo ishte e ndarë në dhjetë pako të fshehura në ndarje të dyfishta, të krijuara në mënyrë artizanale nën dyshemenë e pasme, pranë vendit të shoferit dhe pasagjerit.

Këto ndarje ishin të pajisura me një sistem mekanik të sofistikuar, të ndërtuar për të shmangur kontrollin nga autoritetet.

Kontrollet u ushtruan dhe në apartamentin e të arrestuarit në Spello dhe në banesën e prindërve të tij në Foligno. Në dhomën e gjumit të prindërve të Antik Ferkos u gjet një tjetër sasi kokainë, një peshore precize, një pistoletë Beretta kalibër 6.35 (e rezultuar e vjedhur), tre telefona celularë, gjashtë kartela SIM dhe plot 27 mijë euro cash.

I gjithë materiali është në pronësi të të dyshuarit, sipas dëshmisë së tij, me përjashtim të 18.100 eurove që ishin fshehur në një kasafortë. Në shtëpi u gjetën gjithashtu pajisje telefonike të koduara, të cilat sipas hetimeve përdoreshin për komunikime të lidhura me trafikun e drogës.

Gjykatësi për hetimet paraprake në Spoleto, Luca Cercola, konfirmoi arrestimin dhe vendosi për Ferkon masën e arrestit shtëpiak me byzylyk elektronik. Sipas gjykatësit, ekzistojnë prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shpërndarjen e drogës dhe mungesa e një shpjegimi të besueshëm për shumën e madhe të parave, nënvizon dyshimet për ekzistencën e një organizate të strukturuar që operon në trafikun e lëndëve narkotike në Umbri, veçanërisht në zonat Spello, Foligno dhe rrethinën e Perugias.

Megjithëse nuk ka precedentë penalë, i dyshuari ka pranuar pjesërisht përfshirjen e tij në këtë aktivitet dhe është shprehur i “penduar” përpara prokurorit, ndonëse ka zgjedhur të mos përgjigjet gjatë marrjes në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.