E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është viktima e zjarrit në Komisariatin në Kamëz
Publik News

Kush është viktima e zjarrit në Komisariatin në Kamëz

Janë zbuluar emrat e dy personave të plagosur dhe viktimës, të shkaktuara si pasojë e zjarrit të rënë në Komisariatin numër 5 të Kamzës. Mësohet se i lënduar ka mbetur shtetasi Dilaver Idrizi, 62 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Idrizi rezulton të jetë shoqëruar në komisariat pasi është personi që vetëm pak ditë më parë ka hedhur bashkëshorten e tij nga ballkoni.  Në spital jashtë rrezikut për jetën, ndodhet gjithashtu dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja.

Ndërkohë që i shoqëruari Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cerkezë, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ai ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Informacion mbi zjarrin e rënë në Komisariatin Nr. 5. Kamëz, të Drejtoris së Policisë Tiranë:

Sipas informacioneve të fundit marra nga Salla Operative e Drejtoris së Poklicisë Tiranë si dhe nga MZSH e Bashkisë Kamëz, konfirmohet se në orën 20.56, në dhomat e ndalimit të Komisariatit nr 5, në Kamëz, ra një zjarr i menjëhershëm.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga djegja e batanijeve të njërës dhomë.
Dhomat e paraburgimit të këtij komisariati ndodhen nën nivelin 0.
Pra Kati -1.

Menjëherë u njoftuan forcat e MZSH së Bashkisë Kamëz të cilët duke u favorizuar nga afërsia e këtij stacioni me komisariatin ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin dhe së bashku me forcat e policisë të bënin nxjerrjen nga dhomat të personave të ndaluar.
Brenda një kohe më pak se 15 minuta zjarri u shua.

Ndërkohë të ndaluarit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi së bashku me pononjësin e policies Hajredin Boja që ishte shërbim roje në turn, u dërguan menjëherë në spital për tu dhënë ndihmën e parë pasi pësuan dëmtime serioze nga asfiksimi.

– Pas kësaj konfirmohet se i ndaluari Arben Mici 27 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

– I ndaluari tjetër Dilaver Idrizi vijon të marrë ndihmën shëndetsore dhe është më I stabilizuar.
– Punonjësi i policisë Hajredin Boja është në gjendje të rënduar shëndetsore. Aktualisht ndodhet në intubim me oksigjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.