E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është viktima  që mberti i  vrarë  në burgun  e Peqinit
Lajme

Kush është viktima që mberti i vrarë në burgun e Peqinit

Arben Lleshi, vrau dhe dogji trupin e bashkëatdhetarit të tij në Angli

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Leshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit.

2333

Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur Ilir Xhakja  dhe sipas News 24,  Arben Lleshi ka humbur jetën.

Kush është Arben Lleshi?

Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.

Ekstradimi

Arben Lleshi u ekstradua nga Londra, në maj të vitit 2016, pasi ishte dënuar nga drejtësia angleze me  32 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.