E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush fshihet pas Oltion Hoxhollit, njeriut që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit
Publik News

Kush fshihet pas Oltion Hoxhollit, njeriut që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit

Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Symphony Real Estate Development ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Dokumentet e siguruara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

Por kush është Oltion Hoxholli?

Nga të dhënat e QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Por, mesa duket, Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë Moveo Albania. Erion Isufi, që në qarqet politike dhe mediatike njihet si “kunati i Bashës”, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i Moveo Albania, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.