E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush i shpërtheu vërtet tubacionet Nord Stream, Rusia apo Amerika?
Lajme

Kush i shpërtheu vërtet tubacionet Nord Stream, Rusia apo Amerika?

Nga Mark Nicol, Redaktor për Çështjet e Mbrojtjes, DAILY MAIL

Thellë në Detin Baltik, një nëndetëse e telekomanduar lëshoi një minë, e cila qëndroi pezull pranë një tubacioni gazi.

Të tjera mina lëshohen në lidhje kritike përgjatë qindra mijëra kilometra tubacion që lidhin Rusinë me Gjermaninë. Ato janë baras me qindra kilogramë tritol.

Kur shpërthejnë – me sahat apo të telekomanduara nga larg – vala goditëse ndihet 1000 kilometra larg dhe sizmologët i krahasojnë shpërthimet me tërmetet.

Brenda pak sekondave, Nord Stream 1 e 2 nisën të rridhnin gaz. Brenda pak ditëve, miliona metra kub gaz natyror rrodhën në ujërat daneze e suedeze.

Mision i kryer, për këdo që nxiti këtë akt të paprecedent të terrorizmit industrial.

Por a ishte edhe një akt tronditës vetë-sabotimi nga Vladimir Putin siç supozoi bota?

Në fund të fundit, presidenti që kërcënoi t’i jepte fund Nord Stream-it më herët gjatë këtij viti nuk rri në Kremlin, por në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA Joe Biden nuk mund të kishte qenë më i qartë kur, në fillim të shkurtit, u betua t’i jepte fund tubacionit nëse trupat dhe tanket ruse do të hynin në Ukrainë.

Ato hynë. Atëherë, a u hakmor siç premtoi zoti Biden?

Në atë kohë ai hodhi poshtë sugjerimet se një operacion i tillë do të ishte tepër i komplikuar për t’u realizuar ose tepër i dëmshëm nga ana diplomatike, duke qenë se Nord Stream 2 kontrollohej nga Gjermania. Për dyshuesit, shtoi: “Do ta bëjmë, ju premtoj. Do të jemi në gjendje ta bëjmë”.

Këto fjalë përfunduan si një dhuratë propagande për Kremlinin pas rrjedhjeve të gazit.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zaharova, e përqeshi presidentin gafaxhi të Shteteve të Bashkuara duke e sfiduar të mbante përgjegjësi për fjalët e veprat e tij.

Mund të duket si fantazi e tepruar të kërkosh për autorët kudo përveç Moskës. Megjithatë, këto incidente ndodhën në zona të detit Baltik që iu përkasin aleatëve të SHBA, Danimarkës dhe Suedisë.

Ndërsa anijet ruse e kanë të drejtën për të hyrë në këto “zona ekonomike ekskluzive”, është e pritshme që SHBA dhe aleatët ta vëzhgojnë nga afër aktivitetin e tyre. Ndoshta SHBA qëndroi në pritje, duke lejuar kryerjen e aktit?

Në Uashington mund të kenë menduar që një incident i tillë do t’i bindte ato shtete evropian,e me varësinë më të madhe nga Rusia për furnizim me energji, që të dyfishonin përpjekjet për të arritur pavarësinë energjetike.

Nuk është rastësi që këto shtete, të tilla si Gjermania, kanë qenë më hezitueset për të sfiduar aktivisht supremacinë ushtarake ruse në Ukrainë dhe më të priturat për bisedime midis Zelenskit dhe Putinit.

Sigurisht që sulmet në tubacione kanë shkaktuar ankth të madh në Evropë. Gazi natyror që rrodhi është 90%, një faktor kyç i ngrohjes globale. Kështu që Putin apo kushdo qoftë e ktheu ndotjen në armë.

Danimarka ka bërë të ditur se shkarkimi i gazit nga tubacionet mund të jetë sa një e treta e emetimeve të saj të gazit karbonik. Norvegjia është në gjendje gatishmërie të lartë për mbrojtjen e impianteve të saj të gazit e naftës. Lituania ka përforcuar sigurinë në terminalin e importimit të gazit natyral të lëngshëm.

Por objektivat strategjikë afatgjatë të kujt u arritën me këto sulme, të Rusisë apo të Shteteve të Bashkuara? Drama shtohet pas deklaratave të së martës nga një ish-ministër polak, i cili falënderoi SHBA për shpërthimet në tubacionet Nord Stream.

Radoslaw Sikorski postoi në Twitter në foto të rrjedhjes masive të gazit metan në sipërfaqen e detit me komentin “Faleminderit SHBA”. Europarlamentari më pas shkroi se nëse Rusia dëshiron të vazhdojë të furnizojë me gaz Evropën, duhet “të flasë me vendet që kontrollojnë tubacionet e gazit”.

Çfarë donte të thoshte? Rusia dhe SHBA e kanë të dyja teknologjinë dhe mundësinë për të kryer një sulm të tillë, ndërkohë që monitorimi i Detit të Veriut dhe i Baltikut thuhet se lë për të dëshiruar.

Shumë anije sipërfaqësore ruse mbartin mini-nëndetëse pa ekuipazh Klavesin dhe Losharik. Këta “robotë detarë” inteligjentë mund të përdoren për monitorim në thellësi dhe për vendosje ngarkesash eksplozive.

Historikisht, nëndetëset kanë qenë një pikë e fortë e Rusisë dhe tradita vazhdon edhe sot. Nëndetëset pa ekuipazh janë të pajisura me aparate precize navigimi e komunikimi dhe aftësitë e tyre në zhytje e bëjnë të arritshëm fundin e Detit Baltik.

Sulmet nxorën zbuluar edhe brishtësinë e rrjeteve kabllore nënujore mbi të cilat mbështeten Britania dhe vendet e tjera.

Kundëradmirali në pension, Chris Parry, tha për Daily Mail se Britania është “krejt e hapur” karshi sulmeve të ngjashme.

Frika e territ të internetit dhe telefonisë celulare këtë dimër është rritur shumë kohët e fundit, pasi Evropa nuk ka mjaftueshëm sisteme dytësore për t’u mbështetur në rast ndërprerjeje të sistemit.

Duke shënjestruar infrastruktura kyç, një shtet armiqësor – sidomos një si Rusia, që ka pësuar goditje në fushëbetejë – mund ta bllokojë një vend tjetër. Ndërprerja e furnizimeve me energji është një nga mënyrat për ta arritur.

Rusia, apo kushdo qoftë, e ka vënë Evropën në nivel alarmi të lartë për sulme të tjera, ndoshta kundër kabllove nënujorë që përcjellin informacione financiare përmes Atlantikut, çka do të bënte kërdinë në bursa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.