Kush janë 9 anëtarët e familjes të zënë në rrënoja në Kënetë të Durrësit
Nën rrënojat e banesës kanë mbetur brenda 9 pjestarë të një familjeje. Raportohet se në mesin e 9 familjarëve tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pak minuta më parë është nxjerr nga rrënojat dhe djali 17 vjeçar i familjes, Ramë Lala. Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara. Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes. Ramë Lala është shpëtuar pas 10 orësh nën rrënjoja. Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur. Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur. Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur. Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës. Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës. Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital. Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



