E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë baballarët më të mirë sipas shenjave të horoskopit?
Lajme

Kush janë baballarët më të mirë sipas shenjave të horoskopit?

Ashtu si në çdo aspekt të personalitetit, shenja e horoskopit thuhet se ndikon edhe në marrëdhënien me fëmijët. Kështu, sipas ekspertëve, shenjat e horoskopit specifikojnë se meshkujt e cilave shenja janë baballarë më të mirë.

Duke u nisur nga kjo, shenjat që janë edhe baballarë të mirë janë:

Demi

Ata janë të qetë, nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjëra që nuk u pëlqejnë. Baballarët e kësaj shenje janë kryesisht bujarë dhe të përgjegjshëm. Gjithsesi, kur vjen puna te disiplina, janë të hekut. Por, kjo nuk është e thënë të jetë një gjë e keqe për fëmijën.

Gaforrja

Baballarët e kësaj shenje konsiderohen si më të dashurit e horoskopit. Ata e mbështesin shumë familjen e tyre. Në shumicën e rasteve, fëmijët shkojnë te këta baballarë kur bëjnë ndonjë gabim sepse e dinë që nuk do marrin masa të rrepta ndaj tyre.

Akrepi

Akrepët kanë shumë autoritet tek fëmijët e tyre dhe nuk kanë frikë ta përdorin atë kur është e nevojshme. Ata janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre.

Peshqit

Baballarët që i përkasin shenjës së peshqve janë shumë të përkushtuar dhe shumë të lidhur me fëmijët e tyre. Kanë gjithashtu një tendencë për të krijuar një marrëdhënie mes miqsh me fëmijët e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.