E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë dy këngëtaret favorite për të fituar trofeun e Festivalit
Publik News

Kush janë dy këngëtaret favorite për të fituar trofeun e Festivalit

Festivali i Këngës në RTSH shpall sot këngëtarin fitues, që automatikisht do të na përfaqësojë në “Eurovizion”.

Pas edicionit të vjetshëm, ku në Festival pati më shumë se dy emra pretendentë, duket se këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë mes zërave femërorë.

Soni

Emra të tillë, si Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, duket se po komentohen si pretendentet kryesore për të fituar këtë festival, që u jep vizën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.

jonida

Por nuk mbeten pas të tjera këngëtare që janë pëlqyer, si Eranda Libohova, Bojken Lako, Alar Band, Lidia Lufi, Kujtim Prodani, Gjergj Leka, Dilan Reka, Mirud, Elton Deda, Elona Islamaj, Klodiana Vata, Klint Çollaku, Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti, Kelly, Bruno Pollogati, Marko Strazimiri dhe Imbro, Lorela Sejdini, Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Aurel Thëllimi, Orgesa Zaimi.

Disa prej tyre marrin pjesë pothuaj çdo vit në garë e të tjerë rikthehen në skenën e Festivalit të fundvitit pas shumë vitesh. Disa prej këngëtarëve të njohur kanë deklaruar se marrin pjesë në këtë garë për të provuar emocionet e live-t.

RTSH

Festivali i Këngës në RTSH zgjedh këngën përfaqësuese të Shqipërisë për në Festivalin Europian dhe duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Gara është mes 22 këngëve pjesëmarrëse në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, që shpall sot fituesin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.