Kush janë dy prokurorët në radhë për t’u zgjedhur
Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që serish të merret me një çështje prioritare siç është SPAK.

Prokuroria e posaçme SPAK vazhdon te jete me tete prokurore të emëruar dhe dy të komanduar. ndërkohë që kryeprokurori i Spak Arben Kraja i kërkon këshillit të Lartë të prokurorisë plotësimin e vendeve vakante duke i dërguar një shkresë
Siç thonë burime të sigurta të Top Channel, SPAK kërkon plotësimin edhe me dy vende të tjera të prokurorisë antikorrupsion, pas vakancës së krijuar nga largimi i Besnik Muçit dhe Ndini Tavani, të cilët teksa ishin të listuar si prokurorë të SPAK dhanë dorëheqjen nga ky pozicion. Më pas, ata u shkarkuan edhe nga vettingu.
Çelja e garës nga ana e KLP do t’u japë sërish mundësi prokurorëve të konkurrojnë, ndërkohë që nga lista e KLP presin ende vettingun Elizabeta Imeraj, dhe Anton Martini. Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu janë konfirmuar në detyrë por nuk mund të emërohen pa kaluar afatet e apelimit të vettingut.
Numri i pakët i prokurorëve të SPAK mban peng ndërkohë mos ngritjen e dy departamenteve, atë të hetimit të korrupsionit dhe të hetimit të krimit të organizuar, të cilët do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.
Ndërkohë sipas një kontrate të firmosur me ministrinë e brendshme kanë nisur punimet në katin e tretë të godinës së Spak aty ku do të vendoset byroja kombëtare e hetimit.
Shumë qytetarë të pakënaqur nga drejtësia kanë dorëzuar kallëzime penale pranë SPAK, shumica e të cilëve ankohen për çështjen e pronave duke hedhur dyshime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



