Kush janë dy pronarët e pallatit të sekuestruar në Vlorë
Prokuroria e Vlorës urdhëroi sekuestro për pallatin 8 katësh, i cili është në ndërtim. Në kërkim janë shpallur dy pronarët, Hito Muskaj dhe Viktor Muskaj. Ndërsa nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se janë dy prona trualli, një prej të cilave është përfituar me dokumente të falsifikuara.
Po ashtu, nga prokuroria konfirmohet se deri ne përfundim të hetimeve është vendosur sekuestro preventive për pallatin që është ne ndërtim.
Ndërkohë një person, i tretë, shtetasi J.M i afërt i dy pronarëve të truallit ka bërë denoncimin për falsifikim dokumentacioni, çka ka cuar në nisjen e hetimeve të prokurorisë.
Punimet për këtë pallat kanë ndaluar deri në momentin e përfundimit të hetimeve. Ndërkohë, ndërtues Bektash Petoshati ka theksuar se punimet nuk kanë lidhje me problemet e truallit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



