E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë dy të zhdukurit prej 7 ditësh nga Tepelena
Lajme

Kush janë dy të zhdukurit prej 7 ditësh nga Tepelena

Dy persona rezultojnë të zhdukur prej 7 ditësh në Tepelenë e Përmet.

Prej gati një jave 32-vjeçari Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shoku i tij nga Përmeti, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet janë deklaruar të zhdukur nga familjarët. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama.

Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale. Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti i deklaruar i zhdukur dy ditë pas denoncimit të familjarëve të Ramës, ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

Nga hetimet e deritanishme, forcat e Policisë ende një javë pas denoncimit të familjarëve, nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tyre. Nga përgjimi i telefonave të Sokol Ramës policia arriti të bënte më herët identifikimin e sinjalit telefonik të njërit prej telefonave të përdorim të tij, në Frashër të Përmetit.

Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. Dyshohet se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë. Por, nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia që dy personat të jenë fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.