E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë më të votuarit në PRIMARET e PD-së?
Lajme

Kush janë më të votuarit në PRIMARET e PD-së?

Demokratët zgjodhën dje përmes procesit të primareve në 12 qarqe, kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.

Sipas Partisë Demokratike, këto primare kanë shënaur pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Ndërkohë kanë dalë edhe rezultatat teksa në disa prej qyteteve kryesore tashmë ka përfunduar numërimi.

Mësohet se kandidatët më të votuar janë në Tiranë

1-Hysen Kadiu

2-Klevis Balliu

3-Grigels Muçollari

4-Ilir Alimehmeti

5-Jorida Tabaku

Në Korçë më i votuari me 1219 vota është deputeti Bledion Nallbati e më pas renditen Edmond Spaho, Ledina Alolli e Andrea Mano.

Në Shkodër, 3 më të votuarit janë, ish kryebashkiaku, Bardh Spahia me 380 vota, Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota.Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Gjirokastër më shumë vota ka marrë Alma Buci Kore, në Vlorë kryeson Atird Hoxha, ndërsa nuk ka marrë shumë vota deputetja Ina Zhupa.

Në Fier ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduart Sharka, ndërsa pas tij renditet deputeti Luan Baçi, ndjekur nga Saimir Korreshi.

Në Lezhë, më i votuari është Gjin Gjoni, i ndjekur nga Aleksandër Lala dhe pas tyre vjen deputetja Lindita Metaliaj.

Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni ka fituar në rang qarku me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Në qytetin e Durrësit i pari renditet Igli Cara, ndjekur nga Manjola Luku, ndërsa zëdhënësja e Berishës pëson disfatë të thellë duke grumbulluar vetëm 32 vota.

Në Elbasan kryeson Dashnor Sula me 550 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 421 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja me 216 vita.

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.