Kush qëlloi i pari? Prokurori: Çështjet e hetimit janë sekret
“Çështja është në hetim sapo ka filluar, dinamika e hetimit është shumë e ndërlikuar në rastin konkret”.
Prokurori theksoi se mes sendeve të sekuestruara, janë edhe telefona të personave të përfshirë në këtë ngjarje, ku mund të gjenden detaje që do hedhin dritë mbi situatën.
“Janë zbatuar urdhrat e ndalimit të rokurorëve, ngjarja ka ndodhur dje, janë sekuestruar shumë prova materiale gjatë kryerjes së hetimeve që do dërgohen në policinë shkencore, midis të cilave ka edhe telefona ku mund të ketë shumë të dhëna në lidhje me dinamikën e ngjarjes.
Gjithë të ndaluarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale, është hetimi që do sqarojë dinamikën e ngjarjes”.
I pyetur nga mediat nëse e ka zbardhur prokuroria se kush nga grpet ka qëlluar i pari në ngjarjen e të mërkurës, prokurori theksoi se detajet e hetimit janë sekret.
“Aktualisht ju informoj se janë nxjerrë dy urdhra ndalimi për vrasje nga palë të ndryshme, çështjet e hetimit për momentin janë sekret”.
Prokurori tha se janë marrë në pyetje edhe efektivët e policisë që ishin prezent në momentin e krimit.
“Të gjithë dëshmitarët e mundshëm që janë shoqëruar midis të cilëve dhe punonjës të policisë së shtetit që kanë qenë në vendngjarje janë marrë në pyetje“, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



