E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush qëndron pas sulmit me furgon në Gjermani
Lajme

Kush qëndron pas sulmit me furgon në Gjermani

Sipas “Sueddeutsche Zeitung”, ai është Jens R. një gjerman 48-vjeçar me probleme psiqike. Edhe në të kaluarën në vitin 2014 dhe në 2016-ën ai ishte vënë re për problemet e tij. “Nuk ka shenja për një sulm terrorist” – shkruan e përditshmja gjermane.

Schwer bewaffnete Einsatzkräfte vor dem Haus des mutmaßlichen Täters“Në fillim agjentët patën frikë se furgoni i lëshuar mbi turmën mund të kishte eksplozivë në brendësi” – raporton televizioni gjerman NTV.

“Jemi të angazhuar në terren me të gjitha forcat tona në dispozicion të qytetarëve” – thuhet në njoftimin e policisë gjermane në faqen e saj në Twitter.

“Situata është ende e paqartë. Ju lutemi të mos spekuloni” – vijon deklarata në lidhje me autorin e masakrës. Burimet e medieve gjermane thonë se po hetohet për lidhjet e autorit dhe nëse ai është përdorur për të kryer këtë akt.

Kryebashkiaku i Muenster, Markus Lewe tha se autoritetet nuk i dinë ende motivet e ngjarjes dhe se kush qëndron pas shoferit të furgonit. Ai u përplas me klientët e barit të njohur “Kiepenkerl” në qendrën historike të qytetit.

“I gjithë qyteti qan sot për këtë krim të rëndë. U qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave ndërsa urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit” – e mbylli kryebashkiaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.