E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushëriri i Eduard Shalsit:  dy policët e dehur më dhunuan në sy të vajzës
Publik News

Kushëriri i Eduard Shalsit: dy policët e dehur më dhunuan në sy të vajzës

​Historia e 34-vjeçarit nga Korça, Rodolf Merolli, kushëriri i ish-ministrit Eduard Shalsi, i cili denoncoi pak ditë më parë dhunën fizike të ushtruar nga operativi i zonës dhe shefi i Krimeve të komisariatit të Maliqit, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zëmër të hapur” në ‘News24’.

Merollari, shoqërohej nga vajza e tij Kristina, 15 vjeçe, e cila regjistroi dhe videon ku shfaqeshin punonjësit e policisë që debatonin ashpër me të dhe e fyenin.

Merolli ka lëshuar akuza live në drejtim të dy punonjësve të policisë, Artan Lilollarin (operativi i zonës) dhe Ilir Hamzan, (shefi i Krimeve të komisariatit të Maliqit) pasi sipas tij ata e kanë dhunuar në mënyrë barbare me grushte dhe shkelma. Ai mes të tjerash pohoi se kishte marrë kërcënime për shkak të publikimit të videos. Gjithçka sipas tij nisi për automjetin e tij, pasi ata e akuzuan se ai e kishte vjedhur.

“Policët kanë qenë të pirë në maksimum. Më tërheqin zvarrë. Kanë ushtruar dhunë dhe pa e ditur unë se çfarë kisha bërë. Më gjuanin me grushte. Më vunë prangat, dhe më shtinin me grushte dhe shkelma. 700 m më larg kisha shtëpi. Më kërcënonin dhe më flisnin me fjalët nga më të ndyrat në sy të vajzës time minorene. Vajzës i ra të fikët”, tha 34-vjeçari.

Pjesë e emisionit është bërë dhe kryetari i fshatit Vlocisht, Florand Demirllari, i cili ka qenë dhe dëshmitar okular i ngjarjes. Ai pohoi faktin se Rodolf Merolli ishte dhunuar nga policia.

“Njoftohem nga policia se në Vloçisht ishte vjedhur një banesë. Kur vjen i plotfuqishmi i zonës në lokal më thotë: ‘Kërkojmë Rodolf Merolli’. E marr në telefon Merollin dhe ai erdhi. Më pas policia vjen tek lokali dhe s’më erdhi mirë që të ma merrte ashtu. Ai ishte në besën time dhe ishte në pronë private. Rodolfi ishte vet ai që më tha: ‘Njofto policinë’. Një polic e ngriti nga karrigia dhe e nxorri jashtë në mënyrë që s’më pëlqehu. Në lokal kishte dhe persona të tjerë. E marrin në makinën e policisë. Kam biseduar dhe me të plotfuqishmin e zonës se ai ishte një besën time. E marrin Rodolfin dhe e çojnë në shtëpi. Pasi doli nga burgu, Rodolfi erdhi dhe më tha: Shih si jam bërë. Më tregoi shenjat që kishte ushtruar policia. Mbasi Rodolfin e morën, shkova tek shtëpia e tij se ishte vajza vetëm dhe pashë dhe videon. Rodolfi është një njeri punëtor dhe ka tre fëmijë. Ne Rodolfin nuk e njohim për hajdut. Unë i thash që ‘mos ke bërë ndonjë gabim’”, tha Demirllari.

INTERVISTA

Si është shëndeti yt aktualisht Rodolf?

Kam kaluar një traumë. Fle me frikë, pasi më kanë kërcënuar. Fshi videon, do i hapësh vetes punë. Këto kërcënime vinë nga persona të ndërmjetëm.

Kristina si e filmuat videon?

Vajza: Në kohën kur erdhi polici, pashë babain në makinë e policisë. Më tha polici hape derën. E hapa derën dhe pash që babain po e gjuanin dhe shkelmonin. E pastaj vendosa ta fillojmë me celular.

Për çfarë dyshoheshe ti? Thanë se akuzohesh për një vjedhje banese?

Nuk e di fare. Kryeplaku i fshatit më tha: A ke bërë gjë? Jo i thash. Nuk arritën që të komunikonim fare. Më morën zvarrë dhe më dhunuan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.