E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtet e tmerrshme në spital për nxënësit e aksidentuar me autobus
Lajme

Kushtet e tmerrshme në spital për nxënësit e aksidentuar me autobus

Një aksident i rëndë rrugor që mund të kishte pasoja fatale në jetë njerëzish, ndodhi pasditen e kësaj të premteje në Qafë-Thanë në aksin Pogradec-Përrenjas.

Një autobus me nxënës të një gjimnazi në Roskovec, doli nga rruga duke u përplasur me barrierat kufizuese, por për fat të mirë nuk pati pasoja të rënda.

Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë vetëm disa nxënës të cilët kanë marrë mjekim në spital, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Thirrjen në polici për të kërkuar ndihmë për aksidentin e ndodhur e ka bërë një nxënës i cili ka telefonuar pranë uniformave blu duke treguar se çfarë kishte ndodhur.

Besohet se dalja e autobusit nga rruga ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, pasi shiu që vijon të bjerë ka vështirësuar jo pak kalimin në këtë aks.

Sipas qytetarëve nxënësit janë nxjerrë me vështirësi nga dritarja e thyer e autobusit dhe janë dërguar në urgjencën e Përrenjasit.

Një qytetar shprehet për JOQ: “Mezi i nxorëm nga dritarja dhe i sollëm në urgjencën e Prrenjasit, por këtu nuk ka staf e ambulancë dhe janë diku 50 nxënës që kanë nevojë për të marrë ndihmën e parë”

Në fakt në fotot e publikuara nga ky portal, shihet teksa disa nxënës kujdesen për njëri-tjetrin në ambientet e korridorit të urgjencës. Të tjerë shihet teksa janë ulur në tokë duke u ngrohur pranë një pajisje të vogël, që vështirë të përçojë nxehtësi në gjithë ambientin.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.