E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja, “drejtësi e re”, skllavëri e re!
Lajme

Kushtetuesja, “drejtësi e re”, skllavëri e re!

Gjykata Kushtetues ngec në baltë përsëri.
Nuk është fort surprizë! Lluca e saj nuk është sekret.

Kjo shtyrje e re gjendet e lajmëruar nëpër korridore informative

Madje zërat rrotull ngjarjes kanë përfolur një pamundësi për të shkuar në një opinion të radhës në Komisionin e Venezias. Si shpesh e për turp herë. Ne duhet t’i kërkojmë Venezias të na këshillojë për mbarsjen e lopëve, qethjen e deleve, si të.zihen groshët. Një inferioritet e vasalitet tronditës.

Çfarë po bën Kushtetuesja?!

Po shkon pas oreksit të KM. Dashka më shumë kohë se dy muaj për të vendosur.
Që të marrë kohë Rama-Balluku tre muaj. Sepse shumica e Kuvendit të gjejë arsyen e përsëritur të shtyjë njëlloj si Gjykata afatin të shprehet pas saj?!!!

Drejtësia e re. Skllevër të rinj.

Në çdo gjykatë supreme anëtarët janë moshë afërsisht e tretë. Karriera e tyre ka cilësi e përvojë të spikatur. Janë ajka e lëmit juridik. Kanë në punën e tyre vendimmarrje të zëshme diference. Por politika e korruptuar në palcë në shumicë ka zgjedhur militantë të saj. E gjithë trupa nuk ka më tepër se dy emra të kenë qenë gjyqtarë në jetën e tyre. Të tjerët janë sfilatë lobingjesh për bindje graduale. Ndaj çekiçi në duart e tyre ka kokën e qeverisë. Ata kanë penguar drejtësinë. Kanë penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme të veprojë ndaj të pandehurës Balluku. Duan më shumë kohë. Po merreni vendimi. Pro apo kundër. Si të jetë. Shprehuni. Si të dini e si të doni. Kaq. Përse e zgjasni?!

Përse?! Çfarë do ju ndryshojë koha shtesë në profesionalizëm?!

Do të mençuroheni më tepër?!

Do të bëni specializime të reja?!

Do të kualifikoheni jashtë?!

Do të këndoni libra të reja drejtësie kombëtare dhe ndërkombëtare?!

Do të flisni me miq të gjykatave homologe për ekspertizë në Evropë apo USA?!

Do të bëni shpikje juridike?!

Jo. Asnjëra. Thjesht nuk janë të lirë të vendosin. Nuk kanë fundshpinë.

Nuk po akuzoj se jeni të korruptuar

As se jeni pazarxhinj

As se jeni të kapur

As se jenitë paaftë

As se ju di Rama sekretet e ju shantazhon

As se ju ka sajdisur Balluku nëpër qoshe ziafeti.

Ka prej tyre me biografi penale e morale të shëmtuar.

Shpesh në detyra ekstreme, të këtij niveli mjafton një detaj i vogël të bëhesh turp i madh i këtij vendi.

Ata

Janë thjesht të dëmshëm. Shumë të dëmshëm. Pafundësisht të dëmshëm..!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.