E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk komenton mandatin e Elsa Toskës
Lajme

Kushtetuesja/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk komenton mandatin e Elsa Toskës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendos të mos japë asnjë koment apo opinion Kuvendit lidhur me kohëzgjatjen e mandatit të gjyqtares Kushtetuese Elsa Toska.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, KED diskutoi mbi përmbajtjen e pikës së dytë të rendit të ditës. Anëtarët diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre, ku në shumicë konkluduan se nuk e çmojnë të përshtatshme t’i drejtohen me një opinion organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi KED.
Vakanca
Në shpalljen e vakancës nga Kuvendi, Elisa Spiropali ka shkelur Kushtetutën duke e shtyrë mandatin nga viti 2025 në vitin 2028.
Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria apo parlamenti për këtë shkelje. Ndërkohë, që pritej mbledhja e sotme e KED, por edhe kjo e fundit “lau duart” duke mos dhënë vendimarrje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.