E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja letër 5 institucioneve, ja çfarë kërkohet
Publik News

Kushtetuesja letër 5 institucioneve, ja çfarë kërkohet

Gjykata Kushtetuese ka vendosur 22 janarin e 2020-s afat për Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës që të shprehen me një koment me shkrim dhe të japin argumentet e tyre për ligjin që parashikon realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në një letër drejtuar më 26 nëntor këtyre 4 institucioneve, Gjykata Kushtetuese njofton se “për zhvillimin sa më korrekt të këtij gjykimi, e cmojmë të domosdoshme vënien në dispozicion, brenda datës 22.01.2020, një koment me shkrim lidhur me argumentet tuaja për kërkesën e paraqitur nga ana e Presidentit.

Më tej në këtë kërkesë, mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese më datë 24 dhjetor 2019 ka vendosur kalimin e cështjes për shqyrtim në seancë plenare me dyer të hapura.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në Gjykatë Kushtetuese pezullimin e zbatimit të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit ekzistues.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.