E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja  nuk pranon të hiqet sekuestroja për bazën detare të Sarandës
Lajme

Kushtetuesja nuk pranon të hiqet sekuestroja për bazën detare të Sarandës

Pavarësisht presioneve dhe apeleve të kryeministrit Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën për të hequr sekuestron mbi bazën detare të Sarandës.

Pas hetimeve që nisën ndaj ish-ministres Olta Xhaçka, SPAK vuri në sekuestro bazën detare, pasi ka dyshime se ka pasur shkelje të ligjit. Shoqëria që ka privatizuar objektin bëri ankimi në Kushtetuese, por kjo e fundit e ka refuzuar.

Ky vendim siguron që Baza Detare e Limionit do të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.

Sekuestrimi i bazës u bë në shkurt 2023, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, duke argumentuar se privatizimi i saj kishte rrezikuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania e kundërshtoi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por të dyja këto instanca e lanë në fuqi sekuestron mbi bazën detare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.